Politike

Berisha sulmon kandidatin e PD Luan Hoti: Ka marrë tendera nga marrëveshja Rama-Basha

11 Shkurt 2022, 17:28 Nga DOSJA
Berisha sulmon kandidatin e PD Luan Hoti: Ka marrë tendera nga

DURRËS – Ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi kandidatin e Partisë Demokratike Luan Hoti për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit Luan Hoti. Në fushatën e prezantimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka, Berisha tha se Hoti ka përfituar tendera nga marrëveshja e 2017 midis kryeministrit Edi Rama dhe lideri i PD Lulzim Basha. Më tej, lideri historik i PD shtoi se kandidati demokrat Hoti gënjen dhe për origjinën e tij duke e quajtur “kopje durrsake të Lulzim Bashës”.

“Përballë kandidatit tuaj kandidon dyshja Sako-Hoti. Më lejoni të them haptaz këtu, zonja Sako përfaqëson 100% Gjushin dhe asnjë njeri tjetër. E njihni vetë, nuk merrem me të. Individualiteti i saj është Gjushi. 20 vite do vazhdohet me Gjushin? Në asnjë mënyrë. Hoti është kopja durrsake e Lulzim Bravës. Ua them dhe miqve të mi, veçanërisht miqve të tij kosovarë. Njëherë thotë se jam boshnjak, njëherë thotë jam kosovar. Familjen e ka të nderuar. Nuk e akuzoj kot. Po të mos ishte kopje e tij, do futej në primare. Ua dhamë juve primaret. Ai përfitoi tendera nga Saranda deri në Shëngjin nga marrëveshja Rama-Basha”, u shpreh Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha prezanton Mukën në Durrës: Mafia është me kravata në qeveri

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luan hoti sali berisha luan hoti sali berisha

Sondazh

Poll