Politike

I shqetësuar për Ukrainën! Meta thërret në zyrë Peleshin: Koordinohuni, merrni masa

11 Shkurt 2022, 18:03 Nga DOSJA
I shqetësuar për Ukrainën! Meta thërret në zyrë

Presidenti Meta pret në takim Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj

11 shkurt 2022

Presidenti Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta u takua sot me Ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneral Major Bajram Begaj.

Gjatë takimit u nda shqetësimi i përbashkët me të gjithë partnerët tanë të NATO-s për kërcënimin e një agresioni të mundshëm rus ndaj Ukrainës, që do të ishte një shkelje flagrante e të drejtës ndërkombëtare.

Presidenti Meta nënvizoi rëndësinë e koordinimit sa më të efektshëm me Aleancën, si dhe marrjen e masave për vijimin e reformave në funksion të forcimit të mëtejshëm të kapaciteteve tona mbrojtëse.

Në këtë kontekst, u vlerësua edhe plotësimi dhe fuqizimi i gjithë zinxhirit komandues në Forcat e Armatosura, në përputhje me sitemin gradë-funksion.

vijon….

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll