Politike

“Aksionerët e portit do jenë qytetarët”, Muka: Habim laboratorë në Universitetin e Durrësit

11 Shkurt 2022, 17:03 Nga DOSJA
“Aksionerët e portit do jenë qytetarët”, Muka: Habim

DURRËS- Kandidati për kryebashkiak i Durrësit nga Koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ ka deklaruar se Durrësi i është nënshtruar largimit masiv për shkak të keqqeverisjes. Gjatë prezantimit të sotëm, Muka premtoj se do tu kthejnë bashkinë qytetarëve dhe se aksionerët e qytetit të jenë qytetarët dhe jo qeveritarët.

“Të ulemi në tryezën e përbashkët në 6 mars është Durrësi, dashuria dhe përgjegjësia për Durrësin që më ka lidhur me politikën, jo e kundërta. I ka nënshtruar para emigrimit masiv, shpërdorimit të detyrës, firmosjes së koncensiove pa vullnetin e tyre. Ta nxjerrim ngadhomat e bashkisë, Ta kthejmë bashkinë në bashki që na bashkon. Aksionerët e këtij qyteti duhet të jeni ju.

Durrësi i veshur me fatkeqësi natyrore me shumë shkatërrime ndërtesash dhe pak fonde. I ëshë mohuar trashëgimië historike, kur çezari luftonte me Pompeun. Në Porto Romano ska asnjë shqiparë . Nuk ka shatërvane të ndërtuara në 1928, as muri i Augustit kur veliera i zuri frymën. Sa larg jemi nga Europa. Në durrës mungon një bibliotekë.

Si e mendoj portin? Si bashkë aksionerësh, ku te jeni ju me ne. Të japim aksione sipas mundësive që ka, jo për të pritur fitimin por për të kontribuar si qytetarë dhe investitorë. Mund të ushtrojmë jo vetëm të drejtën e votës. Jemi për zhvillim me baza të qytetit dhe me studim të fizibilitetit dhe për investimet e huaja.

Laboratorë në Universitet për si modele zhvillimi për hapjen e sipërmarrjeve të reja, Bashkia dhe universiteti do jenë aksionerë. Zona industriale e Porto Romanos do të ndihen krenarë durrsakët. Nuk premtoj të realizoj të pamundurën. Do jemi dhe të nesërmen. Të vendosim vijën e kuqe zyrtarëve dashakeqë. Shtëpia e Lirisë do të jetë suksesi. Demokracia nuk është emër partie, por frymë,” tha Muka.

LAJMI KRYESOR: Berisha prezanton Mukën në Durrës: Mafia është me kravata në qeveri

(I.A;d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ardian muka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ardian muka zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll