Politike

Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA takim me drejtues të SPAK dhe BKH

11 Shkurt 2022, 13:44 Nga DOSJA
Përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA takim me drejtues të

TIRANË– Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilluan ditën e sotme takim me drejtues të SPAK dhe BKH-së. Mësohet se gjatë takimi ambasada e SHBA-së ka kryer një donacion te BKH-ja.

Lajmin e bën vetë me dije Prokuroria Speciale përmes një njoftimi zyrtar në Twitter, duke thënë se këto pajisje do të çojnë në një nivel tjetër punën hetimore.

“Ambasada e SHBA bëri sot një tjetër donacion për BKH-në, pajisje të cilat pritet të përmirësojnë dhe ta çojnë në një tjetër nivel punën hetimore të ndërmarrë në Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion”, njofton SPAK.

Byroja Kombëtare e Hetimit është një strukturë e re e drejtësisë me hetues që punojnë për llogari të prokurorëve specialë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ambasada e shba bkh ambasada e shba bkh

Sondazh

Poll