Politike

Porti i Durrësit, Berisha: Emaari ia shiti aksionet kompanisë Rama-Brava

11 Shkurt 2022, 17:22 Nga DOSJA
Porti i Durrësit, Berisha: Emaari ia shiti aksionet kompanisë

TIRANË – Ish-kryeministri Sali Berisha akuzoi sërish pasardhësit e tij në qeveri dhe Partinë Demokratike, Edi Ramën dhe Lulzim Bashën si persona që kanë blerë aksionet nga kompania “Emaar Group” 100%. Në fushatën e prezantimit të kandidatit të “Shtëpisë së Lirisë” Ardian Muka për zgjedhjet e 6 marsit në bashkinë e Durrësit, Berisha dhe biznesmeni nga Emiratet e Bashkuara Arabe u tërhoq nga projekti për zgjerimin e Portit të Durrësit duke shitur të gjithë kompaninë e tij. Edhe pse nuk kanë dalë personat që kanë marrë këtë kompani, Berisha pretendon se të përfshirë janë Rama dhe Basha.

“Edi Rama dhe Lulzim Brava i vërsulen Portit të Durrësit. Në 3 mijë vite, Durrësi ka njohru mënxyra dhe pushtues të egër, tërmete të rënda dhe cuname. Durrësi është ringjallur nga porti. Porti ka qenë burimi i forcës jetësore të këtij qyteti. Porti ka qenë objekt i shenjtë në këtë qyet. Gjen një arab multimiliarder na thonë se e merr portin e se do ta bëjë si Dubai.

Porti i Durrësit për 3 mijë vjet ka qenë i ngjitur me qytetin. Në 2012, u bë projekti dhe jo kaq i kushtueshëm, por që të kryesh një vendim të tillë pa i pyetur qytetarët e Durrësit, që e kanë simbol ekzistence asnjë pushtues nuk do ta bënte. Edhe pushtuesi më i egër do të thoshte ‘dale, nuk jam i përjetshëm’. E bënë Rama me Lulzim Bravën se duan të pasurohen. Smund të jenë pronë e kompanisë Rama-Basha.

Emari pasi krijoi kompaninë me menaxherin e Lulzim Bravës, thotë nuk jam më, ia shita kompanisë Rama Basha. Cila është kjo kompanië që bleu 100% Emarit. Emri i saj është fsheur në shpellat e offshorëve të parave dhe të pista”, bëri me dije ish-kryeministri Sali Berisha.

LAJMI KRYESOR: Berisha prezanton Mukën në Durrës: Mafia është me kravata në qeveri

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike porti i durresit projekti i emaar në portin e durrësit sali berisha porti i durresit projekti i emaar në portin e durrësit sali berisha

Sondazh

Poll