Aktualitet

Vrasja e Beqirit! Shpallet fajtor suedezi dhe grupi i ‘pastruesve’, dy lirohen nga qelia

11 Shkurt 2022, 19:02 Nga DOSJA
Vrasja e Beqirit! Shpallet fajtor suedezi dhe grupi i ‘pastruesve’,

BRITANI E MADHE– Anis Hemissi, 24 vjeç me origjinë nga Suedia është shpallur fajtor për vrasjen e shqiptarit Flamur Beqiri, ngjarje e ndodhur në prag të Krishtlindjeve në vitin 2019 në Londër. Pas një procesi që zgjati më shumë se dy muaj, Daily Mail shkruan se Hemissi u shpall fajtor për vrasje dhe posedim të një arme zjarri. Ndërsa për tre suedezët e tjerë, u rrëzua akuza për vrasje.

Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç u shpall fajtor pakujdesi me pasojë vrasjen ndërsa dy të tjerët Tobias Andersson, 32 vjeç dhe Baëer Karaer, 23 vjeç, gjithashtu nga Suedia, u liruan. Clifford Rollox, 31 vjeç, nga Islington, Londra veriore, dhe holandezi Claude Isaac Castor, 31 vjeç, nga Sint Maarten në Karaibe, u shpallën fajtorë për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës pasi kishin pastruar shtëpinë ku kishin qëndruar autorët e krimit.

Muajin e kaluar, Hamissi deklaroi se natën e krimit priste që të takohej me një vajzë dhe se nuk e kishte vrarë ai Beqirin, por pamjet ku shihej i maskuar si një pastrues rrugën, e ‘dogjën’.

I maskuar si pastrues rruge dhe i veshur me një maskë lateksi, Hamisi kaloi orë të tëra duke vëzhguar shtëpinë e Beqirit disa ditë para vrasjes. I maskuar, në prag të Krishtlindjeve ai e qëlloi Beqirin për vdekje në sy të bashkëshortes e djalit të tij të mitur teksa ktheheshin në shtëpi një darkë.

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anis hemissi flamur beqiri anis hemissi flamur beqiri

Sondazh

Poll