Aktualitet

Lajm i mirë, patentat shqiptare njihen zyrtarisht dhe në Gjermani

11 Shkurt 2022, 11:48 Nga DOSJA
Lajm i mirë, patentat shqiptare njihen zyrtarisht dhe në Gjermani

GJERMANI – Patentat e shoferëve shqiptarë tashmë njihen dhe në Gjermani. Lajmi u dha nga kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook. Shefi i qeverisë bën me dije se projektligji në fjalë u kalua me sukses në të gjitha parlamentet e landeve (rajoneve) të Gjermanisë dhe Bundesrat (këshilli legjislativ i 16 landeve gjermane). Rama shton më tej se merr fund pas 8 vitesh rrumpalla e njohjes së patentateve të drejtuesve shqiptarë të automjeteve në Gjermani. Tashmë, lejet e qarkullimit të shqiptarëve në Gjermani do të jenë sipas standarteve europiane.

POSTIMI I EDI RAMËS:
Më në fund, pas kalimit në parlamentin e çdo landi, Bundesrati gjerman votoi njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, një konfirmim kuptimplotë i transformimit rrënjësor të sektorit, nga rrumpalla totale e 8 vjetëve më parë, në një sistem me standarde europiane të çertifikuara de facto nga misionet e inspektimit të qeverisë gjermane.


Çfarë ka ndodhur paraprakisht?
Lajmi se patentat e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova do të njiheshin nga Gjermania u paralajmërua në fund të janarit të këtij viti nga politikani shqiptaro-gjerman Besnik Kelmendi, përfaqësuesi i CDU. Qeveria gjermane dorëzoi  në Këshillin Federal në dhjetor të vitit të kaluar projektligjin për njohjen e lejeve të qarkullimit të shoferëve nga Shqipëria pa kryer provimin e teorisë dhe praktikës për kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Për kategorinë AM do të kërkohet provim praktik.

LAJMI KRYESOR: Patentat shqiptare “ok” në Gjermani/ Rama: Mbyllet rrumpalla, Osmani: E bisedova në 2021

 

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama patentat shqiptare ne gjermani edi rama patentat shqiptare ne gjermani

Sondazh

Poll