Aktualitet

Patentat shqiptare njihen në Gjermani, Osmani: E kisha biseduar me Steinmeier dhe Maasin

11 Shkurt 2022, 15:43 Nga DOSJA
Patentat shqiptare njihen në Gjermani, Osmani: E kisha biseduar me

PRISHTINË – Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani mirëpriti lajmin e njohjes së patentatëve nga Shqipëria dhe Kosovë në Gjermani, ku u miratua me 69 vota në Bundesrat (këshillin legjislativ të 16 landeve në Gjermani). Në një postim në Facebook, kryetarja e shtetit të Kosovës tregon çështjen e konvertimit të patentave të shoferëve nga Kosova e ka paraqitur dhe biseduar në 22 prill 2021 gjatë vizitës së saj zyrtare në Berlin. Ajo shton se e ka trajtuar këtë problem me ish-presidentin Frank Walter-Steinmeier dhe ish-ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Mass.

Në fund, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen ndaj Gjermanisë për vendimin e marrë duke e konsideruar si një avancim në marrëdhëniet dypalëshe. Nga ana tjetër, ajo premtoi se synon që kjo gjë të arrihet dhe në vendet e tjera të Bashkimit Europian.

MESAZHI I VJOSA OSMANIT:

Ky hap sot konfirmon besueshmërinë e institucioneve gjermane në procedurat dhe punën e institucioneve tona, e rrjedhimisht kontribuon në avancimin tutje të raporteve tona tashmë të shkëlqyeshme bilaterale. Do të vazhdojmë punën në bashkëpunim me institucionet tjera në vend për tu siguruar që ky shembull të ndiqet edhe nga shtetet e tjera të BE-së.

Çfarë ka ndodhur paraprakisht?
Lajmi se patentat e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova do të njiheshin nga Gjermania u paralajmërua në fund të janarit të këtij viti nga politikani shqiptaro-gjerman Besnik Kelmendi, përfaqësuesi i CDU. Qeveria gjermane dorëzoi  në Këshillin Federal në dhjetor të vitit të kaluar projektligjin për njohjen e lejeve të qarkullimit të shoferëve nga Shqipëria pa kryer provimin e teorisë dhe praktikës për kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Për kategorinë AM do të kërkohet provim praktik.

Qytetarët nga Kosova që jetojnë në Gjermani dhe kanë automjete do të kërkohet konvertimi pa testime për kategoritë: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

LAJMI KRYESOR: Patentat shqiptare “ok” në Gjermani/ Rama: Mbyllet rrumpalla, Osmani: E bisedova në 2021

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet njihen patentat vjosa osmani njihen patentat vjosa osmani

Sondazh

Poll