Aktualitet

Komisioni i Verifikimit përcakton kandidatët për president dhe anëtarë të KE të FSHF-së

11 Shkurt 2022, 17:40 Nga DOSJA
Komisioni i Verifikimit përcakton kandidatët për president dhe

TIRANE U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për president dhe anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në përfundim të mbledhjes, një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, Komisioni i Verifikimit konstatoi, se për postin e kandidatit për president të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:

1- Armand Duka

2- Dritan Shakohoxha

3- Sulejman Starova

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv  të FSHF-së janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, së paku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Bardhyl Jera

Envi Hicka

Ermal Tahiri

Ervin Canollari

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Vasil Bicaj

Ylli Ҫekiҫi

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së, njofton zyra e shtypit në institucionin e futbollit shqiptar.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore sport anëtarë të komitetit ekzekutiv të federatës shqiptare të futbollit asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se integritetin e kandidatëve kandidatëve të propozuar për president mbledhja e komisionit të verifikimit anëtarë të komitetit ekzekutiv të federatës shqiptare të futbollit asambleja e jashtezakonshme e fshf asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se integritetin e kandidatëve kandidatëve të propozuar për president mbledhja e komisionit të verifikimit

Sondazh

Poll