Aktualitet

“69 vota pro për patentat e Kosovës”, ambasadori Ajeti në Gjermani: Kënaqësi e veçantë

11 Shkurt 2022, 12:11 Nga DOSJA
“69 vota pro për patentat e Kosovës”, ambasadori Ajeti

GJERMANI – Njohja e patentave shqiptare të Kosovës në Gjermani u kalua me 69 vota pro në Bundesratin gjerman (këshilli legjislativ i 16 landeve). Lajmi u konfirmua nga ambasadori i Kosovës në Gjermani Faruk Ajeti në Facebook. Diplomati i Prishtinës në Gjermani shkruan se ndihet më se i lumtur që miratimi i njohjes së patentave shqiptare të Kosovës u kalua me të gjitha votat në Bundesrat. Ai shprehu mirënjohjen përfaqësuesve të pushtetit lokal në Gjermani. Këtë vendim të sotëm, Ajeti e konsideron si shenjë të mirë të miqësisë mes Kosovës dhe Gjermanisë.

POSTIMI I FARUK AJETIT:
Kënaqësi e veçantë të takoja pjesën më të madhe të Ministrave të Transportit të 16 landeve gjermane në prag të votimit të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës. Edhe me i lumtur, kur nga 69 votat e përgjithshme të Bundesratit, Republikës tonë nuk i mungon asnjë votë. Kjo flet shumë për miqësinë ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për fuqizimin dhe ngritjen e cilësisë së standardizimit të patentë shoferëve të Kosovës me normat evropiane. Faleminderit Gjermani.

Më herët, kryeministri Edi Rama konfirmoi lajmin për njohjen e patentatve shqiptare në shtetin gjerman. Ai shtoi se pas 8 vitesh të mundimshme, shoferët shqiptarë në Gjermani do të kenë dokumentacion sipas standarteve europiane.

Çfarë ka ndodhur paraprakisht?

Lajmi se patentat e shtetasve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova do të njiheshin nga Gjermania u paralajmërua në fund të janarit të këtij viti nga politikani shqiptaro-gjerman Besnik Kelmendi, përfaqësuesi i CDU. Qeveria gjermane dorëzoi  në Këshillin Federal në dhjetor të vitit të kaluar projektligjin për njohjen e lejeve të qarkullimit të shoferëve nga Shqipëria pa kryer provimin e teorisë dhe praktikës për kategoritë: A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Për kategorinë AM do të kërkohet provim praktik.

LAJMI KRYESOR: Patentat shqiptare “ok” në Gjermani/ Rama: Mbyllet rrumpalla, Osmani: E bisedova në 2021


(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet patentat shqiptare ne gjermani patentat shqiptare ne gjermani

Sondazh

Poll