Aktualitet

Berisha: Basha ndërroi pllakën para belgëve, u thirr si bashkëpunëtor i grupit kriminal

11 Shkurt 2022, 17:32 Nga DOSJA
Berisha: Basha ndërroi pllakën para belgëve, u thirr si

DURRËS– Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur të pyetet nga prokurorët belgë në cilësinë e bashkëpunëtorit me grupin kriminal dhe jo si person në dijeni të transportimit të 3.4 milionë eurove që erdhën me “ToyotaYaris” në Shqipëri.

I ndodhur në Durrës, teksa prezantonte kandidatin për Bashkinë e Durrësit të dalë nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, Ardian Muka, Berisha tha se para belgëve Basha ka treguar një tjetër version të ngjarjes për paratë e se për këtë arsye nuk e tregon para publikut, por e mban të fshehtë.

“Ja t’i bëjmë një pyetje Ferdinand Xhaferrit, Ferdinand hajde thuaju zgjedhësve të tu, çfarë deponoi Basha mbrëmë para prokurorisë belge? Mos jua fshih, duhet t’jua thuash, mos u bëj hipokrit se të kanë votuar. U thirr për një bashkëpunim me një organizatë kriminale që transportonte para trafiku, po, po. Kjo është njëra anë, pasi është kapur edhe si mashtrues nën betim. Hajde me mua këtu, hajde t’jua themi. Mos dil nëpër qytet fare ose shko nëpër qytet dhe thuaja çdo demokrati. Prokurorët e Belgjikës janë të betuar para mbretit, nuk janë të Ramës. Nuk ka gjë që i thyen ata u dha një variant tjetër, e ndërroi krejt pllakën. Përveç të tjerave ia mbylli Rama Toyota Yarisin me një njeri, por prokurorët e mbretërisë së Belgjikës nuk janë të Ramës, do t’i shkojnë deri në fund. Prandaj Basha nuk guxon të vijë të paraqesë Luanin këtu, por fshihet pas fustanit të Gridës dhe mustaqeve të Salianjit,”- tha Berisha ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: Berisha prezanton Mukën në Durrës: Mafia është me kravata në qeveri

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore lulzim basha sali berisha sali berisha ne durres lulzim basha sali berisha sali berisha ne durres

Sondazh

Poll