Aktualitet

Sekuestrohen mbi 3 ton kafe në Kukës, procedohen 3 persona

11 Shkurt 2022, 17:30 Nga DOSJA
Sekuestrohen mbi 3 ton kafe në Kukës, procedohen 3 persona

KUKËS- 3 ton e 519 kilogramë kafe janë sekuestruar pasditen e sotme në Kukës. Mësohet se gjatë aksionit të policisë në ambientet e marra në përdorim nga një person, u gjetën 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme si dhe 123 kilogramë kafe të përpunuar, të ndara në paketime. Gjatë këtij aksioni janë proceduar penalisht  tre persona me inicialet D. J., Q.B., dhe M. B. për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i Policisë:

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet në pronësi të shtetasit M.B., të marrë në përdorim nga shtetasi D. J., u gjetën dhe u sekuestruan 123 kilogramë kafe, të ndara në paketime, me mbishkrime të ndryshme. Gjithashtu, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e shtetasit Q.B., gjetën dhe sekuestruan 2 tonë e 280 kilogramë kafe e pa përpunuar (kokërr) dhe 1 tonë e 116 kilogramë kafe, të ndara në paketime me mbishkrime të ndryshme. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, proceduan shtetasit D. J., Q.B., dhe M. B., për veprat penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijojnë hetimet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kapet kafe ne kukes policia e shtetit kapet kafe ne kukes policia e shtetit

Sondazh

Poll