Aktualitet

Zbulohet laboratori i kanabisit në Ndroq, shtëpia e mbushur me pajisje

11 Shkurt 2022, 16:26 Nga DOSJA
Zbulohet laboratori i kanabisit në Ndroq, shtëpia e mbushur me pajisje

TIRANË– Është zbuluar laboratori i kanabisit në Tiranë. Mësohet se bëhet fjalë për një shtëpi që ishte përshtatur për të kultivuar kanabis. Laboratori ishte ngritur në Ndroq dhe brenda kishte të gjitha pajisjet e nevojshme që shërbejnë për kultivimin e drogës.

Operacioni është zhvilluar nga komisariati numër 6 në Tiranë. Nuk dihet nëse ka persona të arrestuar në lidhje me këtë laborator droge.

Policia e Shtetit ka nisur sot një operacion masiv anti-kanabis në të gjitha qarqet në vend. Prioritet kanë ambientet e mbyllura, magazinat e tunelet e vendit që dyshohet se mund të përdoren për trafik të lëndëve narkotike. Operacioni do të kryhet çdo ditë në të gjitha qarqet e vendit, nga ora 9:00 deri në orën 16:00, deri në fund të muajit mars. 

LAJM KRYESOR:Aksion anti-kanabis në Shqipëri! Kontrolle në tunele e magazina

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-kanabis ne shqiperi laborator droge ne ndroq policia e tiranes aksion anti-kanabis ne shqiperi laborator droge ne ndroq policia e tiranes

Sondazh

Poll