Aktualitet

Vrasja e Alkis, Demirazi: Nuk mora pjesë në sulm, do tregoj kush e kishte kosën

11 Shkurt 2022, 16:27 Nga DOSJA
Vrasja e Alkis, Demirazi: Nuk mora pjesë në sulm, do tregoj kush e

GREQI- 20-vjeçari me origjinë shqiptare, Rogers Demirazi, i cili u dorëzua dje në duart e autoriteteve, ka dalë sot në prokurori dhe ka pohuar se nuk ka mbajtur asnjë send dhe nuk ka goditur askënd, në sulmin që u bë në Selanik. Protothema shkruan se pak para se 20-vjeçari të kërkonte falje, të hënën, avokati i tij, Paraskevas Spyratos, tha se klienti i tij e pa  kush e përdori kosën dhe do të tregojë se kush e vrau Alkis Kampanos.

“Kam tre orë që jam në komisariat dhe kam folur në detaje me klientin tim. Unë jam në gjendje të them disa gjëra për pozicionin e tij real. Ai është një person që ka një aksion rajonal, një person që nuk ka marrë pjesë në episod. Klienti im nuk është përfshirë në asnjë lloj rrahjeje. Ka parë kush e solli kosën dhe kur filluan rrahjet. Ai do të emërojë atë që ka parë. Kemi një rast tragjik dhe një rezultat tragjik. Vepra që janë të pajustifikuara. Mënyra se si ka ndodhur ngjarja është e pajustifikuar. Ai është i dëshpëruar dhe më pyeti nëse ua kam përcjellë ngushëllimet prindërve të Alkisit”, tha ai.

20-vjeçari ka dalë sot në prokurori dhe ka pohuar se nuk mbante asnjë send dhe nuk ka goditur askënd, vetëm ka ndjekur disa persona.

“Isha në makinë, në sediljen pas pasagjerit. Nuk kam marrë asnjë send me vete , nuk kam arritur të godas askënd. Unë thjesht ndoqa disa njerëz,” tha Demirazi.

20-vjeçari fillimisht u dorëzua mesditën e djeshme në Komisariatin e Korçës. Ai shoqërohej nga babai i tij, i cili pasi e ka dorëzuar në polici është larguar nga vendi i ngjarjes.

Por si ndodhi ngjarja që ka tronditur vendin fqinj?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij, të tre tifozë të klubit të njohur helen Arisi i Selanikut. 23-vjeçari shqiptar, Afksendos Çarçiu (Tzarziu) akuzohet si personi i mori jetën studentit 19-vjeçar.Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve, ndërsa mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. Javën e kaluar, ai u dënua me 5.4 vite burg për posedim të sendeve të dhunshme si: thika, shufra hekuri, doreza, etj. Ato u gjetën pas ngjarjes në një zyrë të ultrasve të PAOK-ut (Bicepsi i Veriut). çarçiu i refuzoi kategorikisht të kishte lidhje me këto sende, edhe pse në xhepat e tij u gjetën çelësat e saj. Ai rezulton të ketë dhunuar së bashku me disa huliganë të PAOK-ut një ish-kryebashkiak të Selanikut.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afksendos çarçiu alkis kampanos paraskevas spyratos rogers demirazi afksendos çarçiu alkis kampanos paraskevas spyratos rogers demirazi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2022, 15:38

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...