Aktualitet

Zagani: Ish-gjenerali Lisi u fshiu të dhënat e trafikantëve nga Interpol Roma

11 Shkurt 2022, 16:00 Nga DOSJA
Zagani: Ish-gjenerali Lisi u fshiu të dhënat e trafikantëve nga

TIRANË– Ish-oficeri i Antidrogës në Vlorë, Dritan Zagani ka komentuar ndikimin që ka pasur ish-gjenerali i arrestuar i Guardia di Financës, Fabrizio Lisi në Shqipëri. Në një intervistë të dhënë për Armela Ferkon për Syri.Tv, Zagani tha se persona shumë të kërkuar nga Italia, në Shqipëri qarkullojnë lehtësisht në vendin tonë, “të pashqetësuar” nga autoritetet shqiptare. Ndërkohë që në Itali, të dhënat nga Interpol Roma, ua ka fshirë Lisi. 

“Trafikantë shqiptarë të dënuar nga Italia për shumë vite nuk po jam më shumë, janë ndaluar në Shqipëri, janë ekstraduar në Itali dhe sot as që figurojnë. Janë zhdukur edhe nga database të Interpol Roma. Janë emra të njohur. Këta emra në atë periudhë, tani gëzojnë lekët e trafikut të lirë. Nga hetimi im, avokat mbrojtjës në këto dosje penale na del një hije e zezë që quhet Ëngjëll Agaçi. Pra avokati është ku ka një manovër. Lisi dhe Agaçi janë shokë. Rastësi janë këto? Këto në kuadrin e të provuarit, janë lajthitje e imja që po e flas për herë të parë. Por Zoti është me mua. Është e ngjarje me Habilajt? Ajo, problemi Tahiri dhe situata e krimit të organizuar në Shqipëri është e lidhur me situatën e politike nuk mund të ngjajnë me mafian matanë detit. Kanë gjetur terren tek ne…,”-tha në fjalën e tij Zagani.

Ish-gjenerali Fabrizio Lisi u arrestua në Itali bashkë me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që akuzohen për korrupsion, pengim të hetimeve në drejtësi dhe premtim përfitimi. Në vendin tonë ai njohet si mik i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet fabrizio lisi dritan zagani engjell agaci fabrizio lisi arrestohet fabrizio lisi dritan zagani engjell agaci fabrizio lisi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2022, 15:38

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...