Aktualitet

Roli i Agaçit, Zagani: Bënte dhurimet, ishte avokati i Artur Shehut

11 Shkurt 2022, 16:01 Nga DOSJA
Roli i Agaçit, Zagani: Bënte dhurimet, ishte avokati i Artur Shehut

TIRANË– Ish-oficeri i Antidrogës në Vlorë Dritan Zagani ka zbuluar rolin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të qeverisë Ëngjëll Agaçi në skemën korruptive që solli dhe prangosjen e ish-gjeneralit të Guardia Di Finanzas në Itali, Fabricio Lisi. Në një lidhje me Skype për Syri TV me gazetaren Armela Ferko, Zagani tha se Agaçi ka qenë avokati i Artur Shehut, një person i fuqishëm i hetuar për lidhje me organizatën mafioze Sacra Corona Unita. Dhe pikërisht si avokat, Zagani shton se ai ka bërë procedurat në lidhje me dhurimet e tokave në Vlorë kundrejt ish-gjeneralit Lisi. 

Pjesë nga biseda:

Armela Ferko: Ku hynte një figurë si Agaçi në këtë skemë?

Dritan Zagani: Zoti Agaçi deri vonë që u bë i madh ka pasur edhe emrin tek ajo lista si avokat. Nëse është kryer dhurimi apo gjërat e tjera janë bërë me dorën e tij sepse ai ka qenë avokati i Artur Shehut, direkt dhe ai i bënte lidhjet me këto gjëra dhe në momentin që kishte nevojë për këto veprimet korrupsioni italian që nuk ia prishën njëri-tjetrit…dhe duke hetuar për këta, arrita në këto konkluzione dhe tek ky personazh.

Ish-gjenerali Fabrizio Lisi u arrestua në Itali bashkë me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që akuzohen për korrupsion, pengim të hetimeve në drejtësi dhe premtim përfitimi. Në vendin tonë ai njohet si mik i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. 

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artur shehu dritan zagani fabrizio lisi artur shehu dritan zagani fabrizio lisi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2022, 15:38

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...