Aktualitet

Zagani: Ish-gjenerali Lisi ishte ‘truri’, thithte fondet e BE-së nga Shqipëria (Projekti)

11 Shkurt 2022, 15:56 Nga DOSJA
Zagani: Ish-gjenerali Lisi ishte ‘truri’, thithte fondet e

TIRANË– Ish-oficeri i antidrogës në Vlorë Dritan Zagani ka zbarthyer skemën se si funksionte lidhja mes të inkriminuarve në Shqipëri dhe ish-gjeneralit të Guardia di Finanzias në Italia, Fabrizio Lisi që tashmë është vënë në pranga. Në një intervistë për gazetaren Armela Ferko në Syri TV, Zagani tha se Lisi kishtë thurur një projekt për të mësuar shqiptarët se si të ecin me anije me vela kur s’kishte port për këtë gjë.

Sipas tij, përmes këtij projekti, do të thithte fondet nga Bashkimi Evropian. Pronat gjithashtu do të ishin në duart e tyre.

“Mafia matanë detit ka gjetur terren tek ne dhe ka ushtruar aktivitetin e tij. Zoti Lisi është aq i zgjuar dhe do të na nxirrte në dritë ne me një terren të dhuruar, të dhuruara apartamente në breg të detit. Dhe ky fondacioni do të mësonte shqiptarët si të ecin me anije me vela, ndërsa ne s’kishim as port. Kështu do merreshin dhe fondet për të investuar në terren. E kupton si janë këta? Janë truri i kësaj pune, me një dhuratë nga mafia shqiptare, pse nuk e dinte ai kush ishte Artutr Shehu? Do paraqisnin projekt, do thithnin forndet e BE-së dhe pronat do t’i kishin, tokën e apartamentet. Do fusnin dhe një dorë të mirë lekësh në Shqipëri në emër të ndihmës për ne,”- tha Zagani.

Ish-gjenerali Fabrizio Lisi u arrestua në Itali bashkë me 5 persona të tjerë, si pjesë e një grupi që akuzohen për korrupsion, pengim të hetimeve në drejtësi dhe premtim përfitimi. Në vendin tonë ai njohet si mik i Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi. 

(f.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artur shehu dritan zagani fabrizio lisi artur shehu dritan zagani fabrizio lisi

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2022, 15:38

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...