Aktualitet

Kush “tradhëtoi” PS? Balluku në sallë, s’votoi! Duma: Votova pro Komisionit të Zgjedhores

11 Shkurt 2022, 13:21 Nga DOSJA
Kush “tradhëtoi” PS? Balluku në sallë, s’votoi!

TIRANË– Me 118 vota pro, dje Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar Kushtetën për të zgjatur afatin e vetingut për institucionet, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik. Po ashtu, sot Kuvendi ka zbardhur dhe listën e deputetëve, të cilët dolën kundër ndryshimeve dhe të tjerëve që abstenuan. Nga fletët e votimit, ajo që bie në sy është fakti se nga radhët e Partisë Socialiste, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk ka votuar për zgjatjen e afatit të organeve të Vetingut edhe pse ishte e pranishme në sallë. Balluku duket se nuk ka votuar vetëm për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa dy nismat e tjera në axhendë, atë për ngritjen e komisioneve për Reformën Territorial dhe atë Zgjedhore, i ka votuar që të dyja pro. Abstenim kanë votuar, Emilja Koliqi; Monika Kryemadhi dhe Isuf Çelaj. Ndërkohë që nga ana tjetër kundër ka votuar ish-kryeministri Sali Berisha dhe të gjithë mbështetësit e tij, duke përmendur emra si: Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka etj. Rezulton nga votimi se deputetja e Partisë Deokratike, Grida Duma nuk ka votuar për komisionin e Reformës Zgjedhore, edhe pse ka votë “pro” për zgjatjen e mandateve për Vettingun dhe komisionin e “Territoriales”. Dosja.al ka kontaktuar me deputeten, e cila në një përgjigje pretendon se është bërë një gabim në hedhjen e votës dhe shton se ka kontaktuar me Kuvendin për të ndrequr “gabimin”. Ndërkohë që kishte dhe të tjerë që nuk shkuan fare në sallë. Mes tyre deputetë të PD, mbështetës të Berishës dhe ajo e LSI: Erisa Xhixho; Edi Paloka; Alfred Rushaj; Tomor Alizoti dhe Flutura Açka.

VOTIMET NË KUVEND:

-Abstenim

Koliqi Emilja

Kryemadhi Monika

Çelaj Isuf

-Nuk ka votuar

Baçi Luan

Balluku Belinda

Berisha Sali

Boçi Luçiano

Bylykbashi Oerd

Këlliçi Belind

Leskaj Bujar

Noka Flamur

Spaho Edmond

Shehaj Agron

Shehu Tritan

Vokshi Albana

-Mungon në seancë

Xhixho Erisa

Paloka Edi

Rushaj Alfred

Alizoti Tomori

Açka Flutura

Po ashtu dje, Komisioni për Reformën Territoriale u miratua me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim ndërsa për Reformën Zgjedhore u votua me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.

SHIKO EDHE:

Votoi kundër ngritjes së Komisionit të Zgjedhores, Grida Duma për Dosja.al: Gabim! Isha pro

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike seanca plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e afatit per vettingun seanca plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2022, 15:38

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...