Aktualitet

1800 efektivë në terren! Operacioni anti-kanabis zgjat dy muaj, orari kur bëhen kontrollet

11 Shkurt 2022, 15:38 Nga DOSJA
1800 efektivë në terren! Operacioni anti-kanabis zgjat dy muaj, orari

TIRANË– Policia ka nisur një aksion të madh anti-kanabis. Mësohet se kontrollet që kanë startuar sot do të vijojnë përgjatë të gjithë muajit shkurt e mars duke qenë se kjo periudhë është ajo që shfrytëzohet nga trafikantët për mbjelljen e kanabisit. Operacioni do të kryhet çdo ditë në të gjitha qarqet e vendit, nga ora 9:00 deri në orën 16:00.

Në terren janë urdhëruar të dalin të gjitha strukturat policore përfshirë edhe ata të narkotikëve. Në total janë mbi 1800 efektivë të ndarë në mbi 400 grupe.

Banesa, objekte të mbyllura e të braktisura, sera, depo, magazina, tunele, ish-reparte ushtarake, ish depot e rezervave shtetërore, stane e stalla janë vënë në fokusin e kontrolleve duke qenë se ekziston mundësia që të kthehen në laboratorë kanabisi.

LAJM KRYESOR:Aksion anti-kanabis në Shqipëri! Kontrolle në tunele e magazina

(F.m/Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-kanabis ne shqiperi policia e shtetit aksion anti-kanabis ne shqiperi policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2022, 15:38

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...