Aktualitet

Gabimi i Kuvendit! Duma për Dosja.al: Votova pro Komisionit të Zgjedhores, do rregullohet

11 Shkurt 2022, 15:28 Nga DOSJA
Gabimi i Kuvendit! Duma për Dosja.al: Votova pro Komisionit të

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma rezulton se dje në seancën plenarë të Kuvendit të Shqipërisë nuk ka votuar për komisionin e Reformës Zgjedhore. Dje, kur deputetët në sallë iu nënshtruan votimit për ndryshimin e Kushtetutës me qëllim zgjatjen e afateve për organet e Vettingut, votoi edhe Duma. Por sot, nga të dhënat që ka nxjerrë Kuvendi rezulton se ajo ka dhënë votë “pro” për zgjatjen e mandateve për Vettingun dhe komisionin e “Territoriales”, por nuk ka ushtruar vullnetin e saj për ngritjen e Komisionit të Zgjedhores.

Dosja.al ka kontaktuar me deputeten, e cila në një përgjigje pretendon se është bërë një gabim në hedhjen e votës së saj, ndërsa shton se ka kontaktuar me Kuvendin për të ndrequr “gabimin”.

Përshëndetje, kam votuar pro për reformën zgjedhore, duhet të ketë një gabim në hedhje, jam lidhur me Kuvendin!,”-shkruan Grida Duma në reagimin për Dosja.al.

Me 118 vota pro, dje Kuvendi i Shqipërisë ka ndryshuar Kushtetën për të zgjatur afatin e vetingut për institucionet, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik. Po ashtu dje, Komisioni për Reformën Territoriale u miratua me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim ndërsa për Reformën Zgjedhore u votua me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike grida duma seanca plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e afatit per vettingun grida duma seanca plenare 10 shkurt 2022 zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll

Aktualitet 11 Shkurt 2022, 15:38

Aksident në Durrës, makina përplas këmbësorin

DURRËS– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja ka ndodhr në Durrës, pranë zonës së njohur si Ko...