Aktualitet

Policia në Vlorë! DYSHIME për kanabis, kontrolle në qytet, fshat e sera

11 Shkurt 2022, 11:08 Nga DOSJA
Policia në Vlorë! DYSHIME për kanabis, kontrolle në qytet,

VLORË– Dyshime për shtëpi bari në Vlorë. Policia ka dalë në terren dhe po ushtron kontrolle në disa zona. Mësohet se policia ka pasur dyshime të forta se në qytet mund të ketë persona që kanë ngritur ambiente të tilla.

Kontrollohet po kryhen në ambientet e mbyllura në qytet dhe fshat, nëpër sera dhe shtëpi të braktisura apo magazina. Raportohen rreth 20 grupe në terren me patrulla policie të cilat po kontrollojnë nga Selenica në Vlorë dhe në Orikum.

Nuk dihet nëse policia ka pikasur persona të caktuar që mund të jenë duke ushtruar këtë aktivitet të paligjshëm. Pritet që në vijim policia të dalë me një komunikim zyrtar për këtë aksion.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle ne vlore shtepi bari ne vlore vlore kontrolle ne vlore shtepi bari ne vlore vlore

Sondazh

Poll