Aktualitet

Rasti ‘Alkis’ 2! PAMJET, Tifozi grek goditet me çekiç në kokë para vajzës së mitur

11 Shkurt 2022, 06:45 Nga DOSJA
Rasti ‘Alkis’ 2! PAMJET, Tifozi grek goditet me çekiç

GREQI– Në një kohë kur shoqëria greke është tronditur nga zhvillimet rreth vrasjes së 19-vjeçarit Alkis Kampanos, një tjetër rast i dhunës mbi tifozët është bërë publik.

ERT nxori një video-dokumentar ku regjistrohet sulmi i të rinjve ndaj një tifozi të ekipit kundërshtar, të cilin e godasin pa mëshirë me çekiç në kokë para së bijës. Tifozët sulmojnë shoferin e një makine të parkuar, jashtë një palestre në Kalkidë, natën e 31 janarit.

Siç shihet në video, ata hapin derën, dhe para syve të vajzës së tij të mitur e cila është ulur në sediljet e pasme, godasin tifozin e Olimpiakos, e nxjerrin nga automjeti dhe e godasin me çekiç në kokë.

Autoritetet greke kanë nisur hetim për ngjarjen e rëndë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni greqi sulm ne greqi greqi sulm ne greqi

Sondazh

Poll