Aktualitet

‘Toyota Yaris’, Basha shkon për të dëshmuar në SPAK: U pyeta si person në dijeni

10 Shkurt 2022, 15:47 Nga DOSJA
‘Toyota Yaris’, Basha shkon për të dëshmuar në

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha është thirrur për të dëshmuar në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ose ndryshe SPAK për të dëshmuar para prokurorëve belgë për dosjen “Toyota Yaris”. Numri një i opozitës në vend është thirrur për të dëshmuar disa orë pas mbërritjes së hetuesëve belgë në Shqipëri, të cilët kanë nisur me rishikimin e çështjes të ndihmuar nga ana e partnerëve shqiptarë.

Pas marrjes në pyetje Basha ka deklaruar se është i disponueshëm që të merret në pyetje, sa herë që të jetë e nevojshme, duke shtuar se nuk e ka ndjekur këtë çështje gjatë kohës që ka qenë në hetim. Po për këtë çështje Basha ironizoi duke thënë se shqiptarëve u është thënë që dosja është mbyllur e se paratë janë ndarë mes Partisë Demokratike e atyre që janë akuzuar për këtë çështje.

Përveç kryedemokratit, në qendër të hetimeve është edhe një grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastron para me ndihmën e disa zyrtarëve, por ende nuk janë zbardhur detaje apo emra të personave të përfshirë. Deri më tani, i vetmi person që u dënua për dosjen ‘Toyota Yaris’ ishte Elvis Vladi. Por edhe këtij të fundit iu dha vetëm një vit e gjysmë burg për veprën penale të mosdeklarimit të parave në kufi, duke sfumuar akuzën fillestare “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Vladi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar dhe do të qëndrojë vetëm 1 muaj në qeli, duke nisur nga data 19 tetor e vitit të kaluar, ditë kur iu dha dënimi. Për të njëjtën çështje është dënuar me 2 vite e 4 muaj burg edhe Agim Ceka i cili u gjykua për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Çeka ishte shoferi i kamionit.

Çfarë përfshin çështja “Toyota Yaris”?

Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro. Deklarata e Bashës ndryshoi itinerarin pasi makinat që supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës, devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit drejt Durrësit. Balla e fitoi edhe gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje. Fillimisht për këtë dosje u arrestuan gjashtë persona, por të gjithë u liruan përveç Elvis Vladit dhe shoferit të kamionit Agim Ceka.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Basha qesh: Shqiptarëve u është thënë se paratë ndanë me Partinë Demokratike….

“Toyota Yaris”/ Basha: S’ndjekim dot çdo çështje, SPAK-u ka vetëm një “boss”

VIDEO/ Basha-gazetares: Nëse s’të pëlqen merr kamerën dhe largohu!

2 orë e 20′ me prokurorët belgë, Basha: U pyeta si person në dijeni

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike 3.4 mln euro toyota yaris basha ne spak lulzim basha 3.4 mln euro toyota yaris basha ne spak lulzim basha

Sondazh

Poll