Aktualitet

HARTA: Rriten temperaturat, erë e lehtë dhe dallgëzime të ulëta, moti për sot

11 Shkurt 2022, 06:19 Nga DOSJA
HARTA: Rriten temperaturat, erë e lehtë dhe dallgëzime të

TIRANË– Dita e fundit e javës do të mbyllet me temperatura të larta.  Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat malore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat e lehta të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe të shfaqen në zonën e ulët. Por vija bregdetare do të vijoj në ndikimin e motit të kthjellët.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C. Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti moti per sot parashikimi i motit moti moti per sot parashikimi i motit

Sondazh

Poll