Aktualitet

Basha në SPAK për “Toyota Yaris”, mori informacione nga një shqiptar në Belgjikë

10 Shkurt 2022, 21:14 Nga DOSJA
Basha në SPAK për “Toyota Yaris”, mori informacione nga

TIRANË – Janë zbardhur disa nga pyetjet që iu bënë nga prokurorët belgë në SPAK kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe përgjigjet e këtij të fundit. “Balkanëeb” ka mësuar se Basha u ka thënë prokurorëve se informacionet për ardhjen e 5 milionë eurove nga Belgjika në Portin e Durrësit i mësoi nga një emigrant shqiptar në Belgjikë. Gjatë seancës dëgjimore të Bashës ka patur dhe prokurorë shqiptarë.

Më tej, raportohet se prokurorët belgë kanë ardhur në Shqipëri jo vetëm për çështjen e “Toyota Yaris”, por dhe për veprimtarinë e grupeve kriminale shqiptarë kryesisht në Elbasan.

Kush është personi që informoi? Cilat janë informacionet që ai ka dhënë përtej atyre që ai ka bërë publike? Cila është mënyra që Basha i ka marrë këto biseda?

Në pyetjen e parë nga informacionet që ne kemi siguruar nga grupi i hetuesve belgë ai fliste për një emigrant. Sipas zotit Basha ishte një emigrant shqiptar në Belgjikë që i kishte dhënë një pjesë të informacionit. Ditën e sotme prokurorët belgë janë shumë hermetikë duke qenë se prokurorët shqiptarë kanë dështuar në hetimin e kësaj çështjeje.

Gjatë marrjes në pyetje ka patur edhe prokurorë shqiptarë sepse SPAK ka një prokuror ndërlidhës.

Kanë pyetur persona të tjerë bëlgët?

Prokurorët belgë janë një grup i madh edhe me hetues për të patur një panoramë më të qartë edhe për disa nga grupet kriminale kryesisht ne Elbasan dhe kanë patur një aktivitet më të zgjeruar.

Për mediat, pas 2 orë  20 minutash pyetje, Basha tha për mediat se është i gatshëm të kontribuojë maksimalisht në zbardhjen e plotë të çështjes. Ai premtoi se PD do të mbështesë BKH dhe SPAK, pavarësisht politikanëve “non grata” duke shënjestruar Sali Berishën. Lideri historik i PD deklaroi nga Vora se Basha votoi pro zgjatjes së vettingut për të mos u thënë deputetëve demokratë më pas të votonin pro.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike 3.4 mln euro toyota yaris lulzim basha 3.4 mln euro toyota yaris lulzim basha

Sondazh

Poll