Aktualitet

PD: Burracakët nuk patën kohë të votojnë kundër Vettingut

10 Shkurt 2022, 21:01 Nga DOSJA
PD: Burracakët nuk patën kohë të votojnë kundër

TIRANË- Partia Demokratike ka deklaruar se burracakët sot nuk patën as kohë dhe as guxim për të votuar kundër Vettingut. Me anë të një postimi në Facebook, PD-ja shkruan se non gratat e shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar që të marrin peng partinë. Gjithashtu shkruhet se trekëndëshi Berisha-Meta-Rama janë penge të korrupsionit të tyre dhe se po shantazhojnë njëri-tjetrin.

Postimi i PLotë:

Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale. Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere. Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi. Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak. Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere. Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia demokratike zgjatja e mandatit per organet e vettingut partia demokratike zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll