Aktualitet

“Toyota Yaris”, Hoxha: Veliut i dërguan mesazh dy ditë para se Basha ta denonconte

10 Shkurt 2022, 22:03 Nga DOSJA
“Toyota Yaris”, Hoxha: Veliut i dërguan mesazh dy ditë

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha tha se në 20 qershor 2018 tha se drejtori i Policisë së Shtetit në atë kohë Ardi Veliu ka marrë një mesazh nga një individ, i cili e njoftonte për ardhjen e një karrotreci me disa makina ku njëra prej tyre kishte para, dy ditë para se kryetari i PD Lulzim Basha të fliste në Kuvend për çështjen e “Toyota Yaris”. Në emisionin “Log” të ABC News, Hoxha tha se kryedemokrati nuk duhej ta publikonte një gjë të tillë pasi ka ngjallur dyshime për publikun në lidhje me ngjarjen. Më tej ,ai shtoi se autoritetet belge nuk e kanë monitoruar këtë transfertë parash dhe se nuk ka patur asnjë hetim.

Hoxha thotë se Basha dhe Veliu mund të kenë marrë informacion nga i njëjti burim, i cili mendohet se është një emigrant shqiptar në Belgjikë. Automjeti me 3.7 milionë euro u kap në Portin e Durrësit në 24 qershor 2018.

“Në datën 20 qershor të vitit 2018, në orën 09;31 të mëngjesit i është dërguar ky mesazh drejtorit të policisë” Zoti drejtor desha të informoj për diçka me rëndësi. Sot në Durrës me 90%, Han i Hotit apo edhe Murriqan pritet të futet një karrotrec me disa mjete. Njëri ka para. Karrotreci është me targa AA120… shoferi quhet Shaban. Ky mesazh i është dërguar drejtorit të policisë së shtetit 24 orë para se ta deklarojë Basha. Dyshimet janë se nga i njëjti burim mund ta ketë marrë vesh edhe Basha. Personat që u kapën janë disa klane që kanë mënyrë tjetër funksionimi. Në këto raste të tjerë janë ata që kanë paratë dhe të tjerë ata që bëjnë transportin. Ky informacion është mesazh që është dokumentuar zyrtarisht. Mëngjesin e datës 20 qershor 2018. Basha ka folur në datën 22 qershor. Toyotat Yaris janë kapur në datën 24. Kemi një distancë kohore nga momenti kur publikohet informacioni. Kjo transfertë parash nuk kanë qenë në monitorim nga autoritete belge. Nuk ka pasur një hetim në lidhje me këtë çështje. Trajleri që ka bërë lëvizjen është nisur nga Belgjika. Basha e ka formimin që ta mendojë mirë se çfarë do të thotë të kesh një informacion të tillë. Por ndoshta duke parë Berishën që ia ka dalë herë tjetër ka thënë ta provoj edhe unë njëherë. Basha nuk duhet ta publikonte”.

(I.A;D.V/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha toyota yaris artan hoxha toyota yaris

Sondazh

Poll