Politike

Komisioni i Rithemelimit:Basha votoi procesin e Vettingun që e quante projekt mafioz

10 Shkurt 2022, 21:28 Nga DOSJA
Komisioni i Rithemelimit:Basha votoi procesin e Vettingun që e quante

TIRANË- Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka deklaruar se Lulzim Basha votoi sot procesin e Vettingut që më parë e quante projekt mafioz. Me anë të një postimi në Facebook, Komisioni shkruan se Rama nuk i dha sot asnjë mundësi Bashës, veçse të mbyllte gojën që ta ndiqte në votimin e procesit të Vettingut. Gjithashtu shkruhet se ky projekt e ka futur drejtësinë shqiptare në një kolaps të rëndë dhe se ka krijuar një stok prej 115 mijë dosjesh gjyqësore.

Postimi i Plotë:

Deklaratë e Komisionit të Rithemelimit të PD! Sot më shumë se kurrë shqiptarët dhe demokratët panë se si në shperfillje të plotë të rregullave për ndryshimet kushtetuese Lulzim Brava votoi sot zgjatjen e vettingut, të cilin ai më parë e quante si “Projektin Mafioz të Reformës në Drejtësi”. Edi Rama nuk i dha asnjë shans pengut Basha përveçse të mbyllte gojën dhe si një qenie pa dinjitet, të ngrinte kartonin për të zgjatur mandatin e familjarëve të ministrave të Partisë Socialiste në organet e vetingut. Ky projekt futi drejtesinë shqiptare në kolaps të rëndë, krijoi një stok prej 115 mijë dosjesh gjyqesore dhe u mohoi shqiptarëve të drejtën themelore për një proçes gjyqësor të drejtë, bllokoi proçesin e integrimit, shndërroi Shqiperinë në epiqendër të trafiqeve drejt Europës dhe bllokoi investimet e huaja.

Sot në parlament shqiptarët dhe demokratët panë versionin më të shëmtuar të një opozite fasadë, të marrë peng nga pushteti, e cila në diktatin e Edi Ramës detyrohet t’i thotë pengmarresit dajë dhe t’i sigurojë atij votat për kapjen e plotë dhe perfundimtare të sistemit të drejtësisë. Sot të gjithë u bëmë dëshmitarë se paterica e vërtet e Edi Ramës ka emrin dhe fytyrën e pengut të tij Lulzim Brava! Partia Demokratike e bashkuar me aletatet e saj në Shtëpinë e Lirisë u bën thirrje të gjithë shqiptarëve dhe demokratëve që në 6 Mars të bashkohemi jo thjesht dhe vetëm për të zgjedhur kandidatin më të mirë, por për ti dhënë fund narkoshtetit të Edi Ramës dhe opozitës fasadë të regjimit të tij, që ka vetëm logon dhe fytyrën e Lulzim Bashës.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut edi rama komisioni i rithemelimit te pd lulzim basha zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll