Politike

Çfarë i dhatë PD për votat e Vettingut? Rama: Ne nuk negociuam me njeri

10 Shkurt 2022, 20:36 Nga DOSJA
Çfarë i dhatë PD për votat e Vettingut? Rama: Ne nuk

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i Vettingut ka qenë një proces i dhimbshëm. Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste, Rama tha se në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi dhe se ajo që është bërë në vite është e paprecedentë.

“Cdo gjë që bashkon është diçka pozitive, arsyhet qysh, tek, nuk kanë rëndësi përpara faktit. Ka qenë një proces i dhimbshëm, nuk ka qenë proces perfekt, është proces pastrimi. Atyre që thonë qysh, tek, u them që në Shqipëri nuk ka pasur kurrë drejtësi. Për të ndërtuar një sistem drejtësie të drejtë duhet një durim i madh për ta zbatuar. Ajo që kemi bërë në pak vite është e paprecedentë. Kemi ecur me një shpejtësi të skëterrshme. Lajm i mirë zgjatja e mandatit. Ka akoma shumë llum në gjykatat e shkallave të para dhe të dyta”, tha Rama.

Në lidhje ne pyetësorin e Këshillimit Kombëtar, Rama tha se ata po kërkojnë vetëm opinionet e qytetarëve, në mënyrë që t’i përdorim për luftë politike.

“Ne nuk po ju themi njerëzve na jepni opinione për vendime që shkojnë përtej nesh që ti përdorim për luftë politike. Jo. Ne po i themi njerëzve për të gjitha këto cështje kemi dilema, në të dyja rrugët që do ndjekim ka argumenta, fjala vjen duhet apo jo ta legalizojmë kanabisin mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e JO-s, por ndoshta duhet të ndjekim rrugën e Po-s. Nga përcarja e vazhdueshme nuk kemi nxjerrë maksimumin tonë si komunitet, si shqiptarë. Kemi folur për numrat. Ju e dini që kemi një mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Pozicioni është realitivisht mirë. Patronazhistët janë njerëz si ju, që bëjnë punën e tyre në terren. Besoj që do kemi rezultat shumë pozitiv” tha Rama.

Çfarë i dhatë PD-s për votat e Vettingut?

“Nuk e kuptoj pyetjen. Nuk kam asnjë dijeni për ndonjë negociatë në anglisht. Ne nuk negociojmë në anglisht. Ne nuk bindëm asnjeri. Ne vajtëm sot për të votuar, erdhën të tjerët për të votuar. Kaq! Të cilës Parti Demokratike, se ky është problem. Ka dy parti demokratike, kështu që do ta shohim se si do ta zgjidhin në mes tyre. Ne nuk negociojmë me asnjë nga të dyja”, tha Rama.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama keshillimi kombetar zgjatja e mandatit per organet e vettingut edi rama keshillimi kombetar zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll