Aktualitet

Vrasja e Alkis, Demirazi: Jam penduar, do u tregoj hetuesve çdo gjë që ka ndodhur

10 Shkurt 2022, 17:31 Nga DOSJA
Vrasja e Alkis, Demirazi: Jam penduar, do u tregoj hetuesve çdo gjë

KORÇË- 20-vjeçari shqiptar që mori pjesë në sulmin vrasës ndaj Alkis Kampanos, Roxhers Demirazi shprehu frikën e tij për gjithçka që ndodhi ditët e fundit. Në dëshminë që tha në autoritetet policore në Korçë, Demirazi tha se ishte shumë i penduar dhe u ka dërguar ngushëllime familjes së 19-vjeçarit.

Për vendimin e tij për t’u arratisur në Shqipëri, ai tha se ngjarjen e kishte parë në lajme dhe se u largua nga Selaniku i frikësuar. Ai tha se për rolin e tij në sulmin dhe vrasjen e Alkin do e tregonte te autoritetet greke.

“E pashë ngjarjen në lajme dhe u tremba… Babai dhe gjyshja ime ishin gati të largoheshin. Unë u thashë të shkonin me ta. Isha i frikësuar… Nuk kam qenë kurrë më parë në një pozicion të tillë dhe nuk doja… Thjesht u tremba… Askush nuk më ndihmoi të ikja. Jam shumë i frikësuar. Gjithçka tjetër do t’i them hetuesve. Do të dorëzohem në Greqi për të përballur çështjen dhe për të dhënë shpjegime në hetuesi. Sinqerisht pendohem nga thellësia e shpirtit për gjithçka, për atë që ndodhi dhe ngushëllimet e mia të ngrohta për familjen e fëmijës. Jam penduar. Nuk do të shkoja më në stadium, dhuna e tifozëve ka arritur kufijtë e saj” tha ai.

Së fundi, ai i kërkoi familjes së tij që të qëndronin të fortë, pasi u kishte vendosur në një pozitë të vështirë.

“I kam vënë në një pozitë të vështirë. As unë dhe as ata nuk donim që unë të isha në këtë pozitë”, theksoi ai.

Lexo edhe: 

Vrasja e Alkis!Vetëdorëzohet Roxhers Demirazi, fshihej te gjyshja, pritet ekstradimi

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet alkis kampanos roxhers demirazi alkis kampanos roxhers demirazi

Sondazh

Poll