Politike

Kryemadhi: Vettingu nuk i vendos pikat mbi i, shqiptarëve u duhet drejtësia e vonuar

10 Shkurt 2022, 18:52 Nga DOSJA
Kryemadhi: Vettingu nuk i vendos pikat mbi i, shqiptarëve u duhet

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se zgjatja e mandateve të Vettingut nuk i vendos pikat mbi i në Shqipëri. E ftuar në emisionin Frontline në News 24, Kryemadhi tha se shqiptarëve u duhet drejtësia e vonuar.

“Nuk mendoj që zgjatja e Vetingut ka vendosur pikat mbi i , mbi reformën në drejtësi. Dua të theksoj se Reforma e drejtësisë e votuar në korrik të 2019 dhe 7 ligjet që u kaluar krijonin mekanizmin zhbllokues për të vazhduar këtë proces, pavarësisht se ritmet ka qenë shumë të vogla. Çështja e strukturës së Vetingut ishte thjesht një marrëveshje e zgjatur për ta bërë publike, ne sot e dimë që reforma në drejtësi ka pasur devijime të theksuara. Ne duhet të jemi të shqetësuar për t’i sjellë shqiptarëve një drejtësi të vonuar. Metodologjia e shantazhit për të marrë një votë të cunguar nuk i shërben drejtësisë”, tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjatja e mandatit per organet e vettingut monika kryemadhi zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll