Politike

Shehu për zgjatjen e Vettingut: Në asnjë vend nuk votohet pa mbaruar debati

10 Shkurt 2022, 19:45 Nga DOSJA
Shehu për zgjatjen e Vettingut: Në asnjë vend nuk votohet pa

TIRANË- Deputeti demokrat, Tritan Shehu tha se së bashku me deputetët e tjerë nuk kishte votuar kundër zgjatjes së Vettingut por shtoi se ishte kundër mënyrës sesi u zhvillua votimi që nisi pa u mbyllur ende debati në Kuvend. Ai tha se të gjitha këto elementë tregonin se e gjitha kjo ishte një farsë e përgatitur nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha.

Deputeti demokrat, Tritan Shehu për Fax News: Ne nuk votuam kundër zgjatjes së mandatit të Vettingut. Nuk votohet në asnjë parlament të botës pa mbaruar mandati. Kjo tregon se është një farsë. Është e gjitha një pazar i mirëpërgatitur mes Ramës dhe Bashës. Këtë gjë e tregoi edhe qartësisht mënyra sesi u votua, duke denigruar deputetin dhe pa mbaruar debati. Ky është një turp i madh dhe tregohet se deputetët keqpërdoren.

Pyetje: A patë ndonjë sukses tek institucionet e reja të drejtësisë?

Shehu: Ne nuk votuam kundër, ne duam që Vettingu të vazhdojë dhe të përfundojë por ama kërkohen ca premisa përpara. Janë disa opsione të cilat duhet të diskutoheshin dhe të nxirren të metat. Kuvendi përfundoi një seancë maratonë ku u votua për ndryshimin e Kushtetutës përsa i përket 3 çështjeve. E para ajo e Vettingut dhe më pas ngritja e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Pas votimit në parlament të treja këto nisma u miratuan, përkatësisht, për zgjatjen e Vettingut votuan pro 118 deputetë, kundër asnjë dhe 4 të tjerë abstenuan. Ndërsa 120 deputetë votuan pro ngritjes së komisionit për Reformën Territoriale dhe 119 votuan pro ngritjes së komisionit për Reformën Zgjedhore.

Marrë nga Fax Web

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha tritan shehu zgjatja e mandatit per organet e vettingut edi rama lulzim basha tritan shehu zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll