Politike

Zgjatja e vettingut/ Çela pro, kush janë 4 deputetët që abstenuan sot në Kuvend

10 Shkurt 2022, 19:09 Nga DOSJA
Zgjatja e vettingut/ Çela pro, kush janë 4 deputetët që

TIRANË – Janë zbuluar emrat e 4 deputetëve që abstenuan në votimin e fshehtë sot në Kuvend për zgjatjen e mandatit të vettingut në sistemin e drejtësisë deri në vitin 2024. Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI pranoi për mediat se kishte abstenuar, ndërsa zbuloi se deputeti i LSI Agron çela kishte votuar pro.

Emrat e tjerë që kanë abstenuar sot në Kuvend janë: Petrit Vasili me Erisa Xhixhon të LSI-së si dhe deputetja e Partisë Demokratike Emilia Koliqi.

Zgjatja e vettingut në drejtësi u kalua me 118 vota pro. Faktori ndërkombëtar në vendin tonë e duartrokiti si moment historik rezultatin e sotëm. Kryeministri Edi Rama, paraardhësi tij Sali Berisha dhe 20 deputetë të tjerë nuk ishin të pranishëm gjatë votimit.

LAJMI KRYESOR: Zgjatet afati i Vettingut me 118 vota pro! Berisha, Rama dhe 20 deputetë nuk votojnë

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise monika kryemadhi zgjatja e afatit per vettingun kuvendi i shqiperise monika kryemadhi zgjatja e afatit per vettingun

Sondazh

Poll