Politike

Zgjaten mandatet e Vettingut, OSBE: Mirëpresim vendimin ndërpartiak

10 Shkurt 2022, 18:30 Nga DOSJA
Zgjaten mandatet e Vettingut, OSBE: Mirëpresim vendimin ndërpartiak

TIRANË- Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kanë përshëndetur zgjatjen e mandateve të Vettingut. Me anë të një postimi në Facebook, OSBE ka përgëzuar konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës. OSBE në postimin e saj gjithashtu kanë përshëndetur ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale.

Postimi i Plotë: 

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret vendimin ndërpartiak të Kuvendit për të zgjatur mandatin e institucioneve të vetingut. Kjo votë njeh faktin që Kushtetuta u përket të gjithë qytetarëve shqiptarë, dhe ne përgëzojmë konvergjencën mes opozitës dhe maxhorancës. Përfundimi i reformës në drejtësi është i një rëndësie kyçe. Është po aq e rëndësishme që të gjitha forcat politike të vijojnë në rrugën e reformës me këtë frymë respekti të ndërsjellë për të mirën e interesit kombëtar. Prezenca e OSBE-së do të vijojë t’u ofrojë mbështetje të plotë institucioneve shqiptare, në bazë të mandatit të saj dhe të bashkëpunimit tonë afatgjatë. Po ashtu, përshëndesim ngritjen e komisioneve të posaçme për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Prezenca mbetet e gatshme të vijojë të ndihmojë institucionet e Shqipërisë për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike osbe zgjatja e mandatit per organet e vettingut osbe zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll