Politike

Zgjaten mandatet e Vettingut, Soreca: Vijoni me Reformën Zgjedhore e Territoriale

10 Shkurt 2022, 17:55 Nga DOSJA
Zgjaten mandatet e Vettingut, Soreca: Vijoni me Reformën Zgjedhore e

TIRANË- Ambasadori Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca ka deklaruar se zgjatja e mandateve të Vettingut tregon vullnetin e qartë të vendit për tu anëtarësuar në BE. Me anë të një postimi në Facebook, Soreca ka uruar të gjithë deputetët që kanë votuar për vijimin e procesit të Vettingut, duke theksuar se ky është një moment historik dhe vendimtar drejt reformës në drejtësi.

Postimi i Plotë:

Sot Parlamenti shqiptar tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit! Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi. Kjo ishte një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. E rëndësishme është që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Përshëndes gjithashtu vendimet e rëndësishme të marra nga Kuvendi. Partia Demokratike të ccojë përpara në komisionet e Parlamentit punën për Reformën Zgjedhore , në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani.

(I.A;f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike luigi soreca zgjatja e mandatit per organet e vettingut luigi soreca zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll