Politike

“Rama “bleu” opozitën”/ Balla: Marrëveshje “overnight”? E refuzoj me përbuzje

10 Shkurt 2022, 17:36 Nga DOSJA
“Rama “bleu” opozitën”/ Balla: Marrëveshje

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka mohuar të gjithë fjalët se ka pasur një marrëveshje mes Partisë Socialiste dhe opozitës së vendit. Në fjalën e tij, Balla tha se nuk ka pasur asnjë marrëveshje “overnight” (brenda natës), duke shtuar se i refuzon akuzat me përbuzje.

“Falenderoj kolegët e tyre për votën pro për zgjatjen e afateve për mandatet e organeve të Vettingut. Ramë dakord për të mirën publike, ndërsa akuzat për marrëveshje “overnight”(gjatë natës) i refuzoj me përbuzje. Ata që bëjnë këto akuza nuk e dinë që ndryshimet janë depozituar marrëveshjet këtu e 4 muaj më parë. Të gjithë ne i qëndrojmë qëllimeve të para fare,”-tha ai në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi-Zgjatja e Vettingut, PD voton pro, Berisha kundër, LSI abstenon

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike taulant balla taulant balla

Sondazh

Poll