Politike

Zgjaten mandatet e Vettingut, Zingraf: Kjo është një votë për të ardhmen në BE

10 Shkurt 2022, 18:37 Nga DOSJA
Zgjaten mandatet e Vettingut, Zingraf: Kjo është një votë

TIRANË- Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Peter Zingraf ka deklaruar se zgjatja e mandateve të Vettingut tregon vullnetin e qartë të vendit për tu anëtarësuar në BE. Me anë të një postimi në Facebook, ambasada gjermane shkruan se, Zingraf ka falenderuar të gjithë deputetet që kanë votuar për vijimin e procesit të Vettingut.

Postimi i Plotë:

Parlamenti shqiptar ka shprehur sot në mënyrë të qartë vullnetin e tij për të ecur përpara drejt anëtarësimit në BE. Përgëzoj të gjithë deputetët, që votuan për vijimin dhe përmbylljen e procesit të verifikimit të të gjithë gjykatësve dhe prokurorëve, e kësisoj për reformën në drejtësi dhe shtetin ligjor. Përshëndes faktin që pjesë të opozitës parlamentare mundësuan këtë vendim me shumicë të cilësuar, duke e mbështetur atë në mënyrë konstruktive. Kjo është një votë për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike peter zingraf zgjatja e mandatit per organet e vettingut peter zingraf zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll