Politike

Kryemadhi: Kushtetuta dhunohet në mënyrën më flagrante

10 Shkurt 2022, 19:10 Nga DOSJA
Kryemadhi: Kushtetuta dhunohet në mënyrën më flagrante

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka deklaruar se Kushtetuta e Shqipërisë është dhunuar në mënyrat më flagrante. E ftuar në emisionin ‘Fronline’ në News 24, Kryemadhi tha se kryeministrit Edi Rama nuk i intereson Reforma në Drejtësi, pasi sipas saj qëllimi i tij i vetëm është të mos zbardhen dosjet korruptive.

“Kushtetuta është e parespektueshme sepse dhunohet në mënyrën më flagrante dhe për një orë nuk mund të shkosh të votosh nga kundra në pro. Dua të theksoj se nëse në 17 maj patëm një marrëveshje, sot nuk do të çuditem nëse shoh përsëri një ministër të firmosur nga Edi Rama. Cila është arsyeja që ndryshon. Dua të theksoj se mendoj që të mos jetë bërë në kuadrin e shantazhit”, u shpreh Kryemadhi.

Nëse është ndjerë Basha i shantazhuar, Kryemadhi tha se drejtësia nuk votohet me kusht.

“Duhet të pyesni Bashën se cila është arsyeja që ndryshoi brenda orës. Nuk votohet drejtësia me kusht. Me jep një ari me lesh të jap një bub kaçurrel. Zotit Rama nuk i intereson kjo, ai kërkon që dosjet korruptive të mos zbardhen. Reforma në drejtësi ka ardhur si rezultat i interferimit të politikës brenda saj. Rasti më flagrant ishte falsifikimi i një rendësi dite që është hedhur firma e Gramoz Ruçit dy herë…Kur ky Kuvend merr guximin dhe cënon një shkresë a mendoni çfarë mund të ndodhë me ligjet. E gjithë kjo tregon një kapje të shtetit,” tha Kryemadhi.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike monika kryemadhi zgjatja e mandatit per organet e vettingut monika kryemadhi zgjatja e mandatit per organet e vettingut

Sondazh

Poll