Politike

Miratohet edhe ngritja e 2 komisioneve për Zgjedhoren dhe Territorialen

10 Shkurt 2022, 17:56 Nga DOSJA
Miratohet edhe ngritja e 2 komisioneve për Zgjedhoren dhe Territorialen

TIRANE– Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi sot ndryshimet kushtetuese që i hapin rrugë zgjatjes së afatit për organet e vettingut. Bashkarisht me këto ndryshime, deputetët dhanë votën pro edhe për ngritjen e dy komisioneve, komisionit për Reformën Zgjedhore dhe atë Territoriale.

Si u votua? Komisioni për Reformën Territoriale u miratua me 120 vota pro, 3 kundër dhe zero abstenim ndërsa për Reformën Zgjedhore me 119 vota pro, zero kundër dhe zero abstenim.

Deri më sot, PD nuk e kishte dhënë publikisht qëndrimin për këtë çështje. Mediat raportuan të parat se ndryshe nga sa u zotua, Lulzim Basha dhe PD do të votonin “pro” zgjatjes së Vettingut, duke iu nënshtruar kërkesës së ndërkombëtarëve.

Lajmi kryesor: Kuvendi- Zgjatja e Vettingut, PD-PS sigurojnë 118 vota pro, Berisha e 21 abstenojnë

(f.g;d.v/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike seanca plenare 10 shkurt 2022 seanca plenare 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll