Politike

Gara për Durrësin, Duma: Kemi trupën më dinjitoze të kandidatëve për kryebashkiak

10 Shkurt 2022, 18:01 Nga DOSJA
Gara për Durrësin, Duma: Kemi trupën më dinjitoze të

DURRËS- Partia Demokratike ka prezantuar kandidatin për kryetar të Bashkisë së Durrësit Luan Hoti. E pranishme në prezantimin e Hotit ka qenë e pranishme nënkryetarja e PD-së, Grida Duma, e cila u shpreh se, ata kanë trupën më të mirë dhe dinjitoze të kandidatëve për kryebashkiak. Ajo tha se me Hotin do të bëhen gjërat e duhura pasi është personi i duhur për kryetar.

“Jemi bashkë me kolegë, me miq dhe ata që janë palca kurrizore dhe mbështetja më e madhe. Natyrshëm ka entuziazëm. Të gjithë bashkë do t’ japim Durrësit fitoren. Gjithçka nis me njerëzit. Tashmë ne e dimë që me njeriun e duhur bëhen gjërat e duhura. Ne e dimë që gjithçka nis nga njerëzit, kam krenarinë të them sot se PD ka trupën më dinjitoze të kandidatëve, më të papërlyer, më të paprekshme nga korrupsioni dhe kjo është fillimi i një arritje të madhe. Unë e di që të gjithë keni vuajtur një bashki që jo vetëm nuk i ka shërbyer durrsakëve , por edhe i ka ofenduar. Që u gjithë stafi i bashkisë, të jetë bandë, vandal, ajo kandidatja është një njeri që është marrë peng nga ai klani dhe i përgjigjet atij klani, por kjo nuk do të thotë që këta të marrin peng Durrësin. Patjetër kemi përballë një betejë të njerëzve non-grata që nuk hyjnë dot në institucionet e këtij vendi, dhe në do të tregojmë se më në fund do të kemi në krah njerëz të vlerave të vërteta. Sot kemi një çelës të madh në dorë, çelësin e të vërtetës”, tha Duma.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike grida duma luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 grida duma luan hoti zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll