Aktualitet

U raportua se vrau veten në Lezhë, del fotoja e Amaros Dedës

10 Shkurt 2022, 17:17 Nga DOSJA
U raportua se vrau veten në Lezhë, del fotoja e Amaros Dedës

LEZHË – Kjo është fotoja e 33-vjeçarit Amaros Deda, i riu i cili vdiq në Spitalin e Lezhës pasi u soll me plumb në kokë. I riu u gjet me plumb në kokë në banesën e tij në Shënkoll të Lezhës. Fillimisht u dha informacion se ai kreu vetëvrasje, megjithatë policia po shqyrton dhe pistën e vrasjes.

Grupi hetimor ka marrë kamerat e sigurisë së shtëpisë për të zbardhur sa më të plotë ngjarjen.

33-vjeçari Deda, babai i dy fëmijëve, është arrestuar në vitin 2011 për grabitje, ku në fshatin Shënkoll në bashkëpunim me Fatmir Likën ka lidhur e ka keqtrajtuar një të moshuar, 70 vjeçe, e më pas i ka marrë sendet me vlerë në banesë. Por të dy u arrestuan vetëm pak orë pas grabitjes së kryer, ngjarje për të cilën ka kryer vetëm 4 vite burg. Të dy të rinjtë në bashkëpunim me njëri tjetrin e lidhën të moshuarën dhe më pas e keqtrajtuan në mënyrë që t’u tregonte ku kishte fshehur paratë, por gjithashtu ishin përfshirë edhe një grabitje argjendarie në Durrës.

LAJMI KRYESOR: Plumb pas koke’/ I riu nga Lezha vdes në spital, Policia: Dyshohet vetëvrasje
(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet amaros deda amaros deda

Sondazh

Poll