Politike

‘Pro’ Vettingut/ Enkelejd Alibeaj: Ishim kundër, e dimë do humbim pikë në fushatë

10 Shkurt 2022, 17:26 Nga DOSJA
‘Pro’ Vettingut/ Enkelejd Alibeaj: Ishim kundër, e dimë do

TIRANË– Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj justifikoi votimin “pro” në Kuvend për zgjatjen e mandateve të organeve të Vetttingut. Në fjalën e tij në Foltoren e Kuvendit, Alibeaj e pranoi vete se për koherencë me qëndrimet e mëparshme të opozitës, do të duhet që të kishin votuar kundër, por megjithatë nuk e bënë. E për këtë ka edhe një “qëllim” të mirë: e gjitha për të mirën publike. Po ashtu ka rëndituar edhe disa arsye të tjera.

“Të gjitha defektet që kanë cënuar reformën janë në sytë e shqiptarëve. Por duhet të themi edhe disa gjëra. Drejtori i RTSH është në burg, Lefter Koka dhe Saimir Tahiri? E siç thonë italianët “non che due sensa tre” (nuk ka dy pa tre), po bëhet gati i treti. Reforma filloi mbrapsht kur ligjet u votuan në mënyrë të njëanëshme. Ç’duhet bërë? Me të drejtë të zotit dhe ndjesi të lartë morale duhet të votojmë kundër se pari për koherencë morale. E kemi parashikuar derexhenë ku do ndodheshim. Por burrnia politike nuk është ajo që i shmanget kësaj Foltoreje. Nuk duhet të bishtojmë. Analet e historisë do të shkruajnë atë që kemi vendosur ne sot këtu. A kemi përgjegjësi publike për shtetformimin? Këtë menduam ne sot, dje dhe pardje? Me të drejtën e Zotit do votonim kundër, por shërbimi që do i bëjmë qytetarëve na detyroi që të vendosim pro, pa asnjë dridhje qerpiku. Media, njerëz do të thotë që shkuar bashkuar votën. Personalisht e pranoj por interesi publik prevalon. Konsiderojmë edhe partnerët tanë që ndodhen aty në lozhe. Ka edhe kosto për ne, e kuptoj. Ju imagjinoj të gjithëve në banaqe. Do e pranojmë edhe këtë për hir të integrimit. Miqtë e mi mbani kokën larg, ne kemi një vityt që zor se gjendet,”-tha në fjalën e tij Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi-Zgjatja e Vettingut, PD voton pro, Berisha kundër, LSI abstenon

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll