Aktualitet

Saraçi i PD i dënuar në Itali. KQZ: 20 kandidatë në garë, votim elektronik në Vorë

10 Shkurt 2022, 10:12 Nga DOSJA

TIRANË– Afati për dorëzimin dokumentacionit të kandidimit për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 6 Mars 2022 ka përfunduar! Nga 10 subjekte të regjistruara vetëm 4 prej tyre e kanë depozituar dokumentacionin. Sipas KQZ janë 20 kandidatë për kryetar bashkie ne garë ndërkohë që po verifikohet dokumentacioni. Partia Demokratike, Partia Socialiste, ‘Shtëpia e Lirisë’ kanë depozituar 6 kandidatë, ndërsa ‘Lëvizja e Re’ dy kandidatë.

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se po vijojnë verifikimet e dokumentacionit dhe për pastërtinë e kandidatët që janë paraqitur nga subjektet zgjedhore. Pas këtij njoftimi, pak minuta më pas u bë e ditur në media se Kandidati i Partisë Demokratike Ferdinand Saraçi rezulton i dënuar për armëmbajtje në Itali. Në formularin e dekriminalizimit të dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhje ka qënë vetë Saraçi ai i cili ka shkruar se është dënuar në shtetin italian me 4 muaj burg dhe gjonë 100 mijë lira për veprën penale të kryer. 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zhvilluar ditën e sotme edhe një mbledhje në të cilën është vendosur që projekti pilot për procesin e votimit dhe numërimit elektronik në zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të zhvillohen më 6 mars, do të zbatohet në bashkinë Vorë. Gjithashtu gjatë mbledhjes u vendos që në Vorë të ndiqet e njëjta procedurë që u zbatua më 25 prill në ZAZ numër 40 në Tiranë.

Partia Socialiste ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:

-Shkodër, zj. Majlinda Angoni
-Durrës, zj. Emiriana Sako
-Lushnje, zj. Eriselda Sefa
-Rrogozhinë, z. Edison Memolla
-Vorë, z. Blerim Shera
-Dibër, z. Rahim Spahiu

Partia Demokratike ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
-Bashkia Rrogozhinë, z. Ferdinand Saraçi
-Bashkia Dibër, z. Luan Haka
-Bashkia Vorë, z. Ymer Marku
-Bashkia Lushnje, z. Indrit Sefa
-Bashkia Durrës, z. Luan Hoti
-Bashkia Shkodër, z. Xhemal Bushati

Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” SH-L ka depozituar dokumentacionin për 6 kandidatë:
-Bashkia Vorë, z. Lulzim Vrana
-Bashkia Dibër, z. Premtim Kryemadhi
-Bashkia Shkodër, z. Bardh Spahia
-Bashkia Durrës, z. Ardian Muka
-Bashkia Lushnje, z. Elton Bano
-Bashkia Rrogozhinë, z. Hekuran Xhani

Partia e Lëvizja e Re ka depozituar dokumentacionin për dy kandidatë:
-Bashkia Durrës, z. Jonid Nano
-Bashkia Dibër, z. Dritan Torba

Zgjedhjet e pjesshme lokale do të zhvillohen në Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë e Rrogozhinë që mbetën pa kryebashkiakë. Vetë kryekomisioneri Celibashi ka rrëfyer më herët se zgjedhjet e pjesshme vendore do të kushtojnë 180 milionë lekë. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi tha se në këto gjashtë bashki do të aplikohet identifikimi elektronik, ndërsa në Vorë do të aplikohet edhe votimi elektronik. Sipas KQZ-së në këto gjashtë bashki janë të regjistruar 648.536 zgjedhës, do të ketë 13 KZAZ dhe 940 Qendra Votimi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

KQZ: Votim e numërim elektronik vetëm në bashkinë e Vorës, procedura si në Tiranë

E papritur/ Kandidati i PD për Rrogozhinën, Saraçi rezulton i dënuar në Itali

Kandidatët e 6 Marsit, Celibashi: Po shqyrtojmë pastërtinë e figurave

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 kqz zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll