Aktualitet

Përplasja me Maznikun, banorja e 5 Majit: U afrua e dridhej, thashë se do më gjuante

10 Shkurt 2022, 15:49 Nga DOSJA
Përplasja me Maznikun, banorja e 5 Majit: U afrua e dridhej, thashë se

TIRANË– Banorja e “5 Majit” Lorena Nikolli ka treguar përplasjen që ka pasur me nënkryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku gjatë takimit që pati ditën e sotme me të në Kuvendin e Shqipërisë dhe me kryeministrin Edi Rama. E ftuar në Syri TV me gazetaren Armela Ferko, Nikolli tha se Mazniku i ishte afruar shumë pranë fytyrës dhe i kishte drejtuar gishtin teksa e quante mashtruese. Ajo shtoi më tej se kishte menduar se edhe mund ta godiste.

“Zotit Mazniku i drejtova vetëm një pyetje, nëse ne jetojmë në gropa septike, faji i kujt është i thashë? Dhe Rama më tha, Mazniku nuk ka ardhur këtu, por ka ardhur për mua. Po, në fillim tha ka ardhur për ju, më pas tha ka ardhur për mua. Ai erdhi vetëm për të dorëzuar dosjen që të nxirrte keq zonjën Liza Marku. Ai i tregonte me foto ja ku je, je ti këtu? Ne kemi këtë idenë për të thënë ‘po’, por po me idenë që jam unë këtu dhe jo ‘po’ me idenë që jam njoftuar. Sepse nuk është e vërtetë që jemi njoftuar. Isha shumë e mërzitur dhe Mazniku mu afrua, ja e kisha kaq afër, më drejtoi dhe gishtin. I thashë ‘ul gishtin se nuk kam asgjë me ty’. Më tha çfarë kërkon ti që ke ndërtuar dhe një kasolle. Çdo gjë është filmuar nga një vajzë që ishte aty në kryeministri dhe sigurisht që këto video nuk do të dalin asgjëkundi. Mu afrua aq shumë, dridhej dhe thashë për një moment që do të më gjuante,”- tha Nikolli ndër të tjera.

LAJM KRYESOR: ‘5 Maji’, Lapraka e Paskuqani para Kuvendit: Kaloni mbi trupat tanë! Rama merr 3

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet lorena nikolla protesta 10 shkurt 2022 lorena nikolla protesta 10 shkurt 2022

Sondazh

Poll