Politike

Meta: Të më kishte dëgjuar Basha, s’do votonin as 5%, të isha këtu, opozita s’do digjte mandatet

2 Korrik 2019, 09:59 Nga DOSJA
Meta: Të më kishte dëgjuar Basha, s’do votonin as 5%,

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta, iu është përgjigjur gazetarëve për ndikimin e tij tek vendimet e opozitës. Meta tha se nëse ai do të ishte në Shqipëri, opozita nuk do t’i digjte mandatet, por atë ditë tha ai, ai ndodhej në Gjermani.

Meta tha se axhenda e tij nuk është axhenda e opozitës. Ai tha se nëse Basha do e kishte dëgjuar, atëherë as 5% e qytetarëve nuk do të dilnin për të votuar.

Ilir Meta: Kjo është një krizë e shtetit të së drejtës. Kryetari i shteti është presidenti jo kreu i qeverisë. Presidenti ka përgjegjësi për pluralizmin politik dhe të bëjë më të mirën që shqiptarët të mos përplasen. Opozita ka axhendë Rama ik, unë e kam Rama reflekto. Opozita do zgjedhje të përgjithshme, të gjitha bashkë, ndërsa unë them se pa zgjedhje me standarde më të mira se ato që kishim nuk na çelen negociatat. Më duket absurd kushti që të hetohen ata të Dibrës. Ky është gabim. T’i kërkosh Ulsi Manjes të hetojë veten. Dhe Bashës i kam thënë të mos i shmangin institucionet. Nëse do i dëgjonin këshillat e mia opozita që në vend të fishekzjarrëve të përdornin dajre as 5% s’do kishin shkuar të votojnë. Nuk i kërkoj Edit të japë dorëheqjen. Ne nuk kemi frikë nga populli. Ne nuk do asistojmë demokracinë se kemi frikë nga populli, nga vota. Të isha unë këtu, ata s’do digjnin dot mandatet por isha në Gjermani.

Deklarata e Presidentit Meta u bë gjatë një konference urgjente për mediat, ku ai propozoi sot që më 13 tetor të zhvillohen tri palë zgjedhje, vendore lokale dhe presidenciale. Meta ishte i ashpër në qëndrimin e tij për ndërkombëtarët, qeverinë dhe George Soros.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve pjesemarrja ne zgjedhje zgjedhjet lokale 30 qershor ilir meta meta kundër të gjithëve pjesemarrja ne zgjedhje zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll