Politike

Meta shpjegon kuptimin e “qeveria PPPd” dhe sulmon sërish diplomatët: Raportojnë sipas qejfit të Ramës

2 Korrik 2019, 09:56 Nga DOSJA
Meta shpjegon kuptimin e “qeveria PPPd” dhe sulmon sërish

Tiranë- Presidenti Ilir Meta vazhdon konferencën e tij me gjuhën e ashpër kundër qeverisë dhe zgjedhjeve të 30 qershorit.

Ai ka shpjeguar sipas tij se çfarë është “qeveria PPPd”që e përdori në fillim të fjalës së tij.

“P e madhe janë politikanët, P tjetër janë propaganda, mediet e tyre shokëve, P ja tjetër janë të gjitha rrugët policeske që ndiqen. D e vogël janë diplomatë që kanë braktisur parimet europiane dhe raportojnë sipas qejfit të Ramës.”, u shpreh Meta.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll