Politike

Meta kërcënon Sorosin: Jam i racës së Avni Rustemit, do t’i them nga afër, s’jemi raca juaj

2 Korrik 2019, 09:30 Nga DOSJA
Meta kërcënon Sorosin: Jam i racës së Avni Rustemit, do

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta në konferencën e sotme për mediet kanë qenë i ashpër. Ndër të tjera ai ka kërcënuar George Sorosin pasi është shprehur se nuk është raca e tij por raca e Avni Rustemit.

“Kam dhe një mesazh për Xhorxh Sorros, sepse ai socialist është në pikëpamje, dua t’i them zotit Sorros, do t’ia them edhe nga afër, që t’i gëzojë ato medaljet e veta, se Shqipëria nuk është i racës së tij, por i racës së Avni Rustemit, Mic sokolit, madje dhe Vojo Kushit. Ai të vazhdojë me bizneset e tij, Shqipëria është shumë e vogël për të.  Nuk jam politikan i rracës së Guevskit, jam politikan i rracës së Avni Rustemit. Ilir Meta nuk është vegël e Serbisë. Jam i gatshëm në çdo moment të bëj testin e shëndetit mendor, për çdo politikan dhe për çdo drejtues shteti le të bëhet. Po kështu jam i gatshëm të bëj edhe testin e drogës, ndërsa për testin e shqiptarit e kam bërë dhe e kam bërë me kohë.”, u shpreh Meta.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike george soros ilir meta meta kundër të gjithëve george soros ilir meta meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll