Politike

Meta plas ‘bombën’: Më 13 tetor zgjedhje të përgjithshme dhe për presidentin

2 Korrik 2019, 09:12 Nga DOSJA
Meta plas ‘bombën’: Më 13 tetor zgjedhje të

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka bërë publike propozimin e tij për 30 qershorin. Meta tha se ai propozon që më 13 tetor të zhvillohen 2 palë zgjedhje, të përgjithshme dhe për presidentin. Meta tha se është i gatshëm të dalë në garë për postin e tij dhe mirëpret opsione të tjera për zgjidhjen e krizës.

Ilir Meta: Po Ales Zanejcav, kam bërë detyrën dhe përpjekjet e mia. Ata s’patën të zgjidhnin për zgjedhjet e anuluara të 30 qershorit. Është përgjegjësi e të gjitha palëve dhe atyre që u përfshinë kundër Shqipërisë. Në 13 tetor edhe zgjedhje të përgjithshme edhe vendore dhe unë garoj për president. Kjo është rruga që e zgjidh këtë krizë që shqiptarët të mos shkojnë sërish të futen nëpër ambasada. Boll e zbrazëm Shqipërinë. Do ta bëjmë një vend europian, një vend ku askush nuk dhunon ligjin dhe institucionet. Kjo është zgjidhja që unë jap dhe nuk është turp as për mua nëse populli nuk më voton. Kjo është rruga e zgjidhjes së krizave. Nëse ka ndonjë propozim për kandidat pë president Edi Rama ta bëjë. Asnjë propozim që dhunon të drejtën nuk e pranoj. Të mos tallet askush me kushtetutën tonë. U tallën njëherë në 2008.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll