Politike

Meta i prerë: S’kam për të lejuar Shqipërinë si Kolumbi, jam përballur me Ramiz Alinë

2 Korrik 2019, 09:22 Nga DOSJA
Meta i prerë: S’kam për të lejuar Shqipërinë si

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta është shprehur se kush e do Shqipërinë Kolumbi dhe ka theksuar se këtë gjë nuk do ta lejojë.

“Demokracia për mua është e panegociueshme. E dyta është integrimi i vendit. Kam shkuar në takim me Ramiz Alinë dhe mendonim se do të na çonin në Spaç. Jam përballur për një Shqipëri europiane. Kush e do Shqipërinë Kolumbi, një vend që të krijojë probleme në Ballkan mua më ka kundër. Ilir Meta është kundër.”, u shpreh Meta.

Reagimi i presidentit Ilir Meta vjen 2 ditë pasi Shqipëria zhvilloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në këto zgjedhje opozita nuk mori pjesë, ndërkohë që vendi është i ndarë në dy pjesë, ata që njohën dhe votuan 30 qershorin dhe ata që njohin 13 tetorin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale ilir meta meta kundër të gjithëve zgjedhjet lokale

Sondazh

Poll