Politike

“Të vijë në takim më prindër”, Meta për Ramën: Se lenë të më takojë, po ngrenë një juntë

2 Korrik 2019, 09:49 Nga DOSJA
“Të vijë në takim më prindër”, Meta

TIRANE- Presidenti Ilir Meta u shpreh se kryeministri Edi Rama është gati që të ngrejë një juntë në vendin tonë. Meta tha se ata që qëndrojnë pas Ramës nuk e lenë të takojë presidentin. Meta tha se OSBE u bazua edhe tek arsyet e dekretit të tij kur i anuloi.

Ilir Meta: Krizën le ta zgjidhë si të dojë po të dojë. Është në prag të instalimit të një junte. Kërkon ta nxjerrë Shqipërinë nga rruga e drejtë. Të gjithë kanë faj, vetëm ky s’ka faj. Në fund të na nxjerrë një kartelë e të thotë, ç’faj kisha unë. Se mua Nano më solli, Meta më bëri kryetar Bashkie. Të marrë edhe ata që ka me vete që se lenë, të vijë në takim me prindër. Unë marrëdhëniet me SHBA i kam të kristalta. Nuk kam asnjë problem. Unë këtu jam. Mesazhet e Glover ishin të qarta, po të thellohesh, arsyet e dekretit tim ishin të përmbledhura në raportin që ajo solli. Kam besim në integritetin e saj. Jam krenar që s’dëgjova asnjë nga këshilltarët e mi, dhe thuaj që këta të ikin tani nga Shqipëria.

Deklarata e Presidentit Meta u bë gjatë një konference urgjente për mediat, ku ai propozoi sot që më 13 tetor të zhvillohen tri palë zgjedhje, vendore lokale dhe presidenciale. Meta ishte i ashpër në qëndrimin e tij për ndërkombëtarët, qeverinë dhe George Soros.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta kundër të gjithëve ilir meta meta kundër të gjithëve

Sondazh

Poll